Silva votoi Messin

Thiago Silva ka pranuar se votoi për yllin e Barcelonës, Lionel Messi në garë për Topin e Artë 2013. Kapiteni i Brazilit në vendin e parë e caktoi yllin argjentinas. Pas tij, ai votoi për bashkëlojtarin e tij nga Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe vendosi Cristiano Ronaldon e Real Madridit në pozitën e tretë. “E…

Sport

19/11/2013 14:55

Thiago Silva ka pranuar se votoi për yllin e Barcelonës, Lionel Messi në garë për Topin e Artë 2013. Kapiteni i Brazilit në vendin e parë e caktoi yllin argjentinas.

Pas tij, ai votoi për bashkëlojtarin e tij nga Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic dhe vendosi Cristiano Ronaldon e Real Madridit në pozitën e tretë.

“E kam vendosur Messin të parin, Ibran të dytin dhe Cristiano Ronaldon të tretin sepse ai nuk fitoi asgjë vitin e kaluar. Ata të gjithë janë futbollistë të mëdhenj, dhe mund të caktoja cilindo prej tyre në vendin e parë”, deklaroi Silva për Globoesporte, duke shtuar se nëse rregullat do t’ia mundësonin, ai do të votonte për një bashkëkombës të tij.

“Do ta zgjidhja Neymarin të parin dhe veten të dytin”, u shpreh qendërmbrojtësi i PSG’së. Lista e gjerë prej 23 emrave e publikuar muajin e kaluar do të reduktohet në vetëm tre në fillim të dhjetorit. Qmimi do të prezantohet në Zurich më 13 janar.