Silva pritet të nis negociatat me PSG – diskutohet për rinovimin

Thiago Silva dhe Paris Saint Germain pritet të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës.

Sport

21/11/2019 22:01

Kontrata e qendërmbrojtësit brazilian është afër të skadojë, dhe palët pritet të ulën në tavolinë për të nisur bisedimet.

Agjenti i Silva, Paulo Tonietto ka thënë për Tuttomercatoweb se negociatat për kontratën e re do të nisin në muajin janar.

“Nuk jemi të shqetësuar. Thiago po bën mirë në Paris, ai luan për një skuadër të madhe dhe është i lumtur. Ne duhet të flasim me klubin, dhe këtë do ta bëjmë në janar” ka thënë Tonietto, transmeton lajmi.net.

Thiago Silva është pjesë e Paris Saint Germain tash e afër tetë vite, dhe ka kaluar një aventurë të mirë me kampionët e Ligue 1. /Lajmi.net/