Silva: Pastore është më i mirë se Ibrahimovic

Mbrojtësi i PSG-s, Thiago Silva ka thënë se bashkëlojtari i tij, Javier Pastore është më i mirë se Zlatan Ibrahimovic.

Sport

29/04/2015 17:40

Ndoshta është interesante, por Thiago Silva ka thënë se Pastore është lojtar më i mirë se Zlatan Ibrahimovic.

“Pastore ka pasur sezonin më të mirë me skuadrën e PSG-s. Ai është lojtari më i mirë në këtë kampionat. Për mua, është më i mirë se Lacazette”.

“Shikoni numrin e asistimeve që ka ai. Ai është më i rëndësishëm te PSG. Më i mirë se Zlatan? Po, sepse është Pastore që i jep topa Ibrahimovicit”, përfundoi sulmuesi brazilian.