Silva në bisedime me skuadrën angleze për një transferim falas

Thiago Silva thuhet se është afruar nga Arsenal për të diskutuar një transferim falas në ‘Emirates Stadium’, me David Luiz duke lehtësuar bisedimet.

Sport

30/06/2020 16:41

Ky njoftim vjen pas njoftimit se Silva do të largohet nga PSG, pas përfundimit të garës së Ligës së Kampionëve këtë verë.

‘Gunners’ janë të dëshpëruar me paraqitjet e mbrojtjes së tyre, dhe 35 vjeçari Silva i siguron Mikel Artetas përvojën shumë të nevojshme.

Sipas le10sport, Arteta ka kontaktuar Silvan për një veprim.

Është David Luiz që po ndihmon në gjithë këtë, duke shërbyer si një ndërmjetës, për të shtyrë ish shokun e skuadrës së tij që të transferohet tek Arsenal.

Tottenham dhe Everton janë gjithashtu të interesuar për Silvan, e ardhmja e të cilit pritet të vendoset shumë shpejt./Lajmi.net/