Silva mendon për Barcelonën

Qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka filluar të mendojë seriozisht për transferimin në Barcelonë, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

28/05/2014 10:51

Thiago Silva mendon për Barcelonën. Qendërmbrojtësi brazilian dëshiron të transferohet në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës dhe për këtë ka njoftuar disa prej më të afërmve të tij, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo.

Silva, 29-vjeç, tashmë një kohë të gjatë është objektiv i Barcelonës dhe vazhdon të jetë i tillë edhe për trajnerin e ri Luis Enrique, i cili synon të përforcojë repartin defanziv – që ka qenë pika më e dobët e ekipit në sezonin e fundit – andaj emri i Silvas vazhdon të përmendet si opsion.

Edhe pse Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e David Luizit për partner të Silvas, i cili megjithatë duket se nuk garanton se do të mbetet në Parc des Princes. Kështu së paku raportohet se i ka thënë më të afërmve të tij.

Ndërkohë, Barcelona shpreson në angazhimin e tij.