Sikur të mos ishte Covid-19… sot do të ishte një ditë e madhe për futbollin e Kosovës

26 marsi do të ishte një datë e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, që do të zhvillonte gjysmëfinalen e Play Off të Ligës së Kombeve, në ndjekje të ëndrrës që dërgon në Kampionatin Evropian.

Sport

26/03/2020 11:21

Pandemia e koronavirusit ka ndalur futbollin në Evropë, dhe në kontinentin e vjetër po luhet vetëm në Bjellorusi. Ky virus, bërë që të shtyhet edhe ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Tifozët e futbollit, sot kanë mundur të jenë dëshmitar të një spektakli futbollistik, ku në ‘Todor Proeski’ do të takoheshin Maqedonia e Veriut dhe Kosova, biletat e të cilës ndeshjes ishin shitur në kohë rekorde.

Kosova ka bërë që Maqedonia e Veriut për herë të parë të shesë të gjitha biletat në një ndeshje të kombëtares.

Me datën e re, kjo ndeshje është paraparë të luhet më 4 qershor, para tifozëve.

Por, asgjë nuk është e sigurt, dhe gjithçka varet se si Evropa do të arrijë të kontrolloi virusin Covid-19./Lajmi.net/