Sikur të ishte hera e parë që sulmohen policët në veri, shefi i EULEX-it thotë se “do t’i shtojnë patrullimet”

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri sot në veri të Kosovës. Ky sulm ka ngjallur reagime të mëdha në faktorin e brendshëm politik, duke vënë edhe njëherë në pah situatën e tensionuar të sigurisë në atë pjesë të Kosovës, shkruan lajmi.net. Në anën tjetër, ka mbërritur edhe reagimi i shefit të misionit të…

Lajme

06/08/2022 21:15

Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri sot në veri të Kosovës.

Ky sulm ka ngjallur reagime të mëdha në faktorin e brendshëm politik, duke vënë edhe njëherë në pah situatën e tensionuar të sigurisë në atë pjesë të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ka mbërritur edhe reagimi i shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë që e ka quajtur akt kriminal sulmin ndaj policëve të Kosovës.

Për më tutje, ai është shprehur se EULEX-i do të shtojë patrullimet në atë zonë.

“Gjuatjet më armë zjarri sot në liqenin e Ujmanit janë edhe një sulm i radhës me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk është lënduar, por këto sulme nuk janë vetëm të rrezikshme, por edhe akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i do të shtojë patrullimet në zonë”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/