Sikur Shpend Ahmeti të merrte mësim nga Erion Veliaj (Foto)
Te Sheshi Italia në Tiranë dikur ishte një parking në gjendje mjerimi, tani është shndërruar në diçka të mrekullueshme.

Lajme
Kryetari i kësaj Komune, Erion Veliaj tregon se nga 18 tetori, ata që paguajnë për të parkuar veturën në këtë vend, ato para do shkojnë për korsi biçikletash, raporton lajmi.net.
Përveç kësaj, në rregullimin e parkingut, përveç që duket bukur, nga gjendje që ishte mjerim më parë, ka krijuar edhe më shumë vende për parking.
Ja postimi i plotë:
“Ishte/Është
Lëre makinën te sheshi Italia dhe shijo Liqenin në këmbë. Çdo lek nga parkingu shkon për korsi biçikletash. #18tetor”, ka shkruar Veliaj./ lajmi.net