Sikur nuk ka fund: Arsenali poshtëron sërish Ozilin

Futbollisti gjerman Mesut Ozil mbërriti në Arsenal nga Real Madrid shtatë vjet më parë si një përforcim i madh.

Sport

20/10/2020 14:56

Ozil u bë kështu lojtari më i paguar në klubin londinez, por ai nuk ka qenë në planet e ekipit për gati dy vjet. 

Mesfushori 32-vjeçar nuk ka luajtur për Arsenalin për muaj me radhë dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë, transmeton lajmi.net. 

Ai ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe Arsenali u përpoq ta shiste atë në mënyrë që të rriste buxhetin, por ai nuk pranoi. Tani Topçinjtë po e ndëshkojnë Ozilin, kështu që ata i dhanë një tjetër goditje.

Mikel Arteta ka vendosur të heqë Ozil nga lista e lojtarëve për Premierligë dhe kjo do të qëndrojë të paktën deri në janar. Për Ozil, e vetmja mundësi e mbetur është të luajë në Kupën e Ligës ose në Kupën FA. /Lajmi.net/