Siguron Ismaili: Mjekëve e infermierëve do t’u rriten pagat, do të jenë më të lartat në rajon

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka siguruar se mjekëve e infermierëve do t’u rriten pagat.

Lajme

16/08/2019 22:42

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pagat do të merren me rritje nga fundi i vitit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij ato do të jenë më të lartat në rajon, dhe në këtë formë do të krijohen kushte që mjekët e infermierët mos të largohen nga vendi.

“Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. Për këtë nuk ka dyshime. Me rritjen e pagave po krijojmë kushte që mjekët dhe infermierët e rinj të mos largohen nga vendi”, ka shkruar Ismaili. /Lajmi.net/