Siguria në rrugë: Sot aktivitet për vetëdijesimin e nxënësve

Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në bashkëpunim me Kolegjin Tempulli organizon sot aktivitetin e radhës me nxënësit përfaqësues nga shkollat e vendit, në kuadër të Edicionit të tretë të Revistës shkollore “Siguria në rrugë”.

Lajme

04/06/2015 08:21

Ky aktivitet, sikurse edhe aktivitete tjera përgjatë gjithë vitit, ka për qëllim vetëdijesimin dhe rëndësinë e njohjes së shenjave dhe rregullave të trafikut për të gjithë nxënësit e Republikës.

Kësaj radhe nxënësit përfaqësues të shkollave fillore të mesme të ulëta (SHFMU) të përzgjedhura nga MASHT-i do të garojnë me biçikleta për të kërkuar më shumë siguri dhe respektim gjatë lëvizjes së tyre dhe ngasjes së biçikletave.

Aktivitetet do të mbahen në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10 deri në orën 14.