Siguria ishte në nivel

EULEX thotë se bashkëpunimi i tyre me Policinë e Kosovës dhe KFOR’it ka bërë që të përmbushen detyrat e tyre në mënyrë profesionale.

Lajme

02/12/2013 10:33

EULEX thotë se bashkëpunimi me tyre me Policinë e Kosovës dhe KFOR’in ka bërë që të përmbushen detyrat në ofrimin e sigurisë gjatë zgjedhjeve të djeshme lokale për kryetar të komunave.

EULEX dhe KFOR kishin marrë paraprakisht përgjegjësi për të ofruar sigurinë në votimet në pjesën veriore të Kosovës.

“Siguria në veri gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në pjesës veriore të Mitrovicës, dhe gjatë rivotimit të pjesshëm në Zveçan, është garantuar, dhe PK’ja, KFOR’i dhe EULEX’i , në rolet e veta si reagues të parë, të dytë dhe të tretë e kanë siguruar mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për gjithë njerëzit e Kosovës, në përputhje me mandatet e veta”, ka thënë EULEX në një komunikatë..

Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së Shefit të Misionit të EULEX’it në Kosovë, shprehet e kënaqur për bashkëpunimin me organet tjera të sigurisë.

“Jam shumë e kënaqur me rregullsinë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune. Edhe këtë herë patëm një bashkërendim të shkëlqyeshëm mes EULEX’it, PK’së, KFOR’it dhe OSBE’së”, ka thënë Vachter.