Siguri shtesë për Balen kundër Serbisë
Përfshirja e Gareth Bale në ekipin e Uellsit ka bërë që Federata e futbollit të këtij shteti të shtojë masat e sigurisë rreth skuadrës. Ylli i ri i Real Madridit nuk pritet të jetë titullar në duelin kundër Serbisë sonte, për shkak të një dëmtimi, por incidenti i javës së kaluar në Shkup, kur atij…

Sport
Përfshirja e Gareth Bale në ekipin e Uellsit ka bërë që Federata e futbollit të këtij shteti të shtojë masat e sigurisë rreth skuadrës.
Ylli i ri i Real Madridit nuk pritet të jetë titullar në duelin kundër Serbisë sonte, për shkak të një dëmtimi, por incidenti i javës së kaluar në Shkup, kur atij iu afruan dy tifozë në fushë derisa ishte duke u ngrohur së bashku me disa rezervistë të tjerë, ka ngjallur frikë para duelit të sotëm.
Andaj, Federata e Uellsit ka përforcuar masat e sigurisë rreth dhe brenda hotelit të ekipit para duelit të vlefshëm për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.
“Nuk jam mësuar me këtë gjendje, jam i sinqertë. Kam udhëhequr Fulhamin ku ishin prezent shumë futbollistë të mirë por asnjëri prej tyre nuk kushtoi 100 milionë euro. E kuptoj gjithë interesimin që vjen nga kjo dhe duhet të mësohemi pasi Bale është në ekipin tonë”, deklaroi selektori i Uellsit, Chris Coleman.