Siguri se jo mahi

Tifozët e Sampdorias ishin të siguruar maksimalisht për ndeshjen kundër Romës të enjten mbrëma, në kuadër të Coppa Italia. Rreth 55 kujdestarë rrethuan një grup të vogël të tifozëve të skuadrës mysafire në Stadio Olimpico në atë që dukej si një kujdes pak sa i tepruar, duke pasur parasysh se nuk pati asnjë indikacion se…

Sport

10/01/2014 16:22

Tifozët e Sampdorias ishin të siguruar maksimalisht për ndeshjen kundër Romës të enjten mbrëma, në kuadër të Coppa Italia.

Rreth 55 kujdestarë rrethuan një grup të vogël të tifozëve të skuadrës mysafire në Stadio Olimpico në atë që dukej si një kujdes pak sa i tepruar, duke pasur parasysh se nuk pati asnjë indikacion se mund të ketë dhunë pas tifozerive rivale.

Udhëtimi prej afro 1000 kilometrash në një të enjte mbrëma konsiderohej si detyrë e vështirë për shumë tifozë të Sampdorias, andaj Roma u përkujdes që ata që erdhën në Olimpico, të jenë të sigurt.

Por, duke pasur parasysh se përkrahësit e Romës ndezën fishekzjarrë dhe i hodhën majtas e djathtas, ndoshta prezenca e kujdestarëve do të duhej të ishte e fokusuar më tepër tek ata se sa në anën tjetër të tribunës.

Tifozët e Romës ndezën fishekzjarrë