Sigal Prishtina turpëron Pejën
Zakonisht kur takohen Sigal Prishtina dhe Peja jemi mësuar të shohim dramë ku fituesi përcaktohet në sekondat e fundit të ndeshjes. Por, kësaj radhe nuk ishte kështu. Bardhekaltrit shkelën kampionin në fuqi duke u shkëputur menjëherë në dhjetë pikë epërsi, pas vetëm disa minutash lojë. Skuadra e trajnerit Marin Dokuzovski me mbrojtje të fortë dhe…
Sport
Zakonisht kur takohen Sigal Prishtina dhe Peja jemi mësuar të shohim dramë ku fituesi përcaktohet në sekondat e fundit të ndeshjes.
Por, kësaj radhe nuk ishte kështu.
Bardhekaltrit shkelën kampionin në fuqi duke u shkëputur menjëherë në dhjetë pikë epërsi, pas vetëm disa minutash lojë.
Skuadra e trajnerit Marin Dokuzovski me mbrojtje të fortë dhe gjuajtje të sakta për tri pikë nga Dardan Berisha, arriti të shkëputet gjithnjë e më tepër në rezultat dhe në pushim shkoi në avantazh 53:30.
Edhe periudha e tretë e lojës i takoi vendasve të cilët e mbyllën në epërsi, 68:43.
Çereku i fundit ishte thjesht formalitet dhe Sigal Prishtina e mbylli ndeshjen me fitore të thellë me rezultat 79:61.
Dardan Berisha ishte basketbollisti më efikas i ndeshjes me 24 pikë.
Tani, bardhekaltrit janë lider i vetëm në ETC Superligën e Kosovës në basketboll me 33 pikë, kurse Peja ka 32.