Sigal Prishtina triumfon ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka mposhtur KB Bashkimin në udhëtim në kuadër të xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sport

27/02/2021 19:59

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte interesant, por në fund prishtinasit shkëputen dhe fitojnë këtë pjesë 19:24. Lojë interesante ishte edhe në periudhën e dytë, por prishtinasit sërish në fund ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me epërsi prej nëntë pikëve, 40:49.

Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë ishin më të mirë, duke e fituar me rezultat 21:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:65, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Përkundër tentimeve nga vendasit, Prishtina ishte më e mirë në 10 minutat e fundit dhe arriti të triumfojë me shifrat 88:99.

Bashkimi ka dhjetë fitore dhe dhjetë humbje, kurse Sigal Prishtina shtatë fitore dhe 14 humbje./Lajmi.net/