Sigal Prishtina shkatërron Kumanovën

Sigal Prishtina shkatërroi Kumanovën duke e mposhtur me rezultat 75:60 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Skuadra nga kryeqyteti e dominoi përballjen që nga fillimi kur shumë shpejt krijoi epërsi prej dhjetë pikësh. Avantazhi i vendasve u thellua edhe më tepër në vazhdim ku prishtinasit me lojën e mirë në mbrojtje dhe sulme efikase…

Sport

22/01/2014 18:08

Sigal Prishtina shkatërroi Kumanovën duke e mposhtur me rezultat 75:60 në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.

Skuadra nga kryeqyteti e dominoi përballjen që nga fillimi kur shumë shpejt krijoi epërsi prej dhjetë pikësh.

Avantazhi i vendasve u thellua edhe më tepër në vazhdim ku prishtinasit me lojën e mirë në mbrojtje dhe sulme efikase treguan se janë shumë më të mirë se kundërshtari i tyre.

Prishtina e udhëequr nga Kendrick Jones me 16 pikë, Blerim Mazreku 13 dhe Dardan Berisha që shtoi 11 realizoi fitore të merituar.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë në sallën e Rinisë dhe Sporteve pas renovimeve të mëdha që janë bërë në të me përkrahje nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.