Sigal Prishtina, sërish në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina do të garojë edhe në edicionin e ardhshëm të Ligës Ballkanike. Klubi nga kryeqyteti beson se ka dëshmuar kapacitett sportive dhe organizative për të përfaqësuar Kosovën edhe në stinorin e ardhshëm.

Sport

07/06/2014 21:51

Sigal Prishtina ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës Ballkanike.

Skuadra nga kryeqyteti arriti sukses të jashtëzakonshëm në vitin e parë të pjesëmarrjes duke hyrë në Final-Four, dhe organizoi si nikoqir fazën finale të garës, duke përfunduar në pozitën e katërt.

“Ju konfirmojmë zyrtarisht se KB Sigal Prishtina mëton të jetë pjesëmarrëse në garat e Ligës Ballkanike edhe në stinorin 2014-2015”, thuhet në njoftimin e publikuar në profilin e Sigal Prishtinës në rrjetin social Facebook.

“Ne besojmë se me pjesëmarrjen tonë në Ligën Ballkanike stinorin e kaluar kemi dëshmuar se posedojmë kapacitete sportive dhe organizative për ta përfaqësuar basketbollin kosovar në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë kompeticion ndërkombëtar”.

Sigal Prishtina fitoi titullin e kampionit në Kosovë, si dhe Kupën e Kosovës.