Sigal Prishtina realizoi hakmarrjen

Plejmejkeri i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones ka thënë se skuadra ishte në mision të hakmarrjes në fitoren ndaj Craiovas me rezultat të ngushtë 86:85 të mërkurën. Skuadra nga kryeqyteti realizoi fitore të rëndësishme në Rumani duke ruajtur pozitën e dytë dhe shtoi gjasat e kualifikimit të drejtpërdrejtë në final-four në Ballkan Ligë. “Ishte një ndeshje…

Sport

20/03/2014 10:25

Plejmejkeri i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones ka thënë se skuadra ishte në mision të hakmarrjes në fitoren ndaj Craiovas me rezultat të ngushtë 86:85 të mërkurën.

Skuadra nga kryeqyteti realizoi fitore të rëndësishme në Rumani duke ruajtur pozitën e dytë dhe shtoi gjasat e kualifikimit të drejtpërdrejtë në final-four në Ballkan Ligë.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ne e dinim se do të jetë e vështirë. E dinim se duhet të jemi të përgatitur mirë dhe ata na mposhtën herën e kaluar në shtëpi andaj ishte si hakmarrje për ne”, deklaroi Jones për Balkanleague.net.

“Udhëtimi ishte i gjatë por mendoj se ne bëmë punë të mirë. Kemi bërë disa gabime në fund, duke humbur disa posedime, dhe me gjuajtje të pasakta por në fund arritëm të fitojmë”, u shpreh ai.

Kurse, ndihmëstrajneri Albert Sylejmani shtoi: “Ishte ndeshje e vështirë dhe e dinim se do të jetë kështu. Ne e dinim se ata janë skuadër e mirë me përvojë të madhe. Ne bëmë një udhëtim të gjatë dhe ishim pak të lodhur. Kemi bërë disa ndryshime në ekip pasi janë larguar dy basketbollistë dhe ishte pak sa e vështirë për ne”.

“Të gjithë basketbollistët e dhanë maksimumin, ne u përgatitëm mirë për ndeshje dhe dhamë gjithçka për të fituar”. Sigal Prishtina takohet me Levskin të mërkurën dhe vetëm fitorja e dërgon direkt në –final-four.