Sigal Prishtina pëson humbje edhe në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina ka pësuar humbje si mysafire e Kozuvit në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

09/12/2015 20:45

Kozuvi e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 68-62.

Skuadra kosovare e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 21-17, mirëpo maqedonët u rikthyen për ta fituar të dytin 17-9.

Sigali ishte më i mirë edhe në periudhën e tretë të lojës të cilën e mbylli me një pikë epërsi 23-22.

Por, kampioni i Ligës Ballkanike nuk ia doli që në fund ta rrëmbente fitoren duke e pësuar edhe humbjen e dytë në këtë garë.

Prishtina tani ka humbur edhe pozitën e dytë të grupit, që tash e ka zënë Kozuvi me shtatë pikë. “Plisat” kanë gjashtë.