Sigal Prishtina përforcohet me një basketbollist

Sigal Prishtina e ka bërë ‘goditjen’ e fundit, pak orë para përfundimit të afatit kalimtar të dimrit për lojtarë të huaj.

Sport

02/03/2016 16:38

Bardhekaltrit e kanë transferuar basketbollistin 30 vjeçar, Thomas Massamba, kongolez me pasaportë suedeze.

Lojtari në fjalë luan si fundor, i gjatë 183 cm, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit qipriot, Keravnos Strovolou, transmeton Zëri.

Nga ajo që mësohet për karrierën e tij në vitet e fundit ai ka pasur disa suksese mjaft të mëdha.

Kudo që ka luajtur ka fituar trofe, ndërsa në vitin 2015, Massamba ishte shpallur si basketbollisti më i mirë i vitit në Qipro, fundori më i mirë e gjithashtu edhe mbrojtësi më i mirë për vitin e kaluar.

Për më tepër, me Përfaqësuesen e Suedisë, ai ka luajtur edhe në kampionatin europian të basketbollit në vitin 2013.