Sigal Prishtina në finale

Sigal Prishtina është finalisti i parë i ETC Superligës së Kosovës në basketboll. Bardh e kaltrit ia dolën ta mposhtin Trepçën në vushtrri me rezultat 90:82, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Sport

15/05/2014 18:06

ETC Superliga e Kosovës në basketboll e ka tashmë finalistin e parë të ‘Play-Offit’ për këtë sezon.

Bëhet fjalë për Sigal Prishtinën, e cila e ka eliminuar Trepçën në gjysmëfinale, pas dy ndeshjesh.

Në fakt, bardh e kaltrit triumfuan në Vushtrri ndaj ‘Xehetarëve’ të enjten me rezultat 90:82, për t’u bërë finalisti i parë i fazës finale të sezonit.

Prishtinasit kanë treguar lojë të mirë vetëm në çerekun e fundit, pasi në tre të parët kanë hasur në vështirësi nga skuadra mitrovicase.

Sigal Prishtina në finale e pret fituesin e duelit ndërmjet KB Peja – KB Bashkimi.