Sigal Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike për herë të dytë radhazi.

Sport

30/03/2016 21:11

Sigal Prishtina e ka mposhtur Beroen edhe në ndeshjen e kthimit, për tu kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike.

Bardhekaltrit triumfuan në këtë përballje me rezultat 94-75.

Kampioni i kësaj gare e kishte fituar edhe takimin e parë në Bullgari 89-75.

Në finale, Sigali do të luajë kundër ekipit nga Mali i Zi, Mornar Bar.