Sigal Prishtina mposhtet nga Mornari

Mornari i ka shkaktuar disfatën e parë Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike, duke e mundur sonte me rezultat 62-72, takim ky i zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Grupit A.

Sport

19/11/2015 21:16

Përballja mes kampionëve në fuqi të kësaj lige dhe skuadrës malazeze është përshkruar më lojë të fortë, dhe në një atmosferë të bukur sportive. Dy skuadrat që kryesojnë Grupin A, shfaqen lojë atraktive, të cilës në fund iu gëzuan mysafirët nga Mali i Zi, transmeton KosovaPress.

Skuadra mysafire më mirë e nisi këtë sfidë, duke e mbyllur periudhën e parë më dy pikë epërsi (17-19).

Ndërkohë, basketbollistët e Sigal Prishtinës, në çerekun e dytë morën lojën e tyre, duke shkrirë epërsinë e ngushtë të mysafirëve, dhe duke e mbyllur këtë pjesëlojë më 13 pikë avantazh (25-12).

Megjithatë, skuadra malazeze nuk u dorëzua dhe në çerekun e tretë bëri një rikthim të madhe, duke e mbyllur këtë pjesë më epërsinë prej 24-11.

Lojë dramatike është luajtur në dhjetëminutëshin e fundit, çerek në të cilin u përcaktua fituesi i kësaj ndeshje.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës dhanë maksimumin në dhjetëminutëshin e fundit, madje, prishtinasit ngushtuan epërsinë e mysafirëve në vetëm dy pikë (60-62), megjithatë, në dy minutat e fundit të ndeshjes, Mornari u tregua ekip i koncentruar dhe në fund fitojë këtë sfidë me rezultat 62-72.

Mornari kryeson Grupin A më gjashtë pikë të tubuara, një më shumë së Sigal Prishtina.