Sigal Prishtina mposht Rahovecin, prek finalen e Superkupës së Kosovës

Sigal Prishtina e Andin Rashicës është finaliste në Superkupën e Kosovës në basketboll.

Sport

23/10/2020 19:21

Skuadra nga kryeqyteti ka shënuar fitore në udhëtim kundër Rahovecit, në një derbi që u diferencua me vetëm pesë pikë.

Fitorja 84:89 bëri që Sigal Prishtina të jetë skuadra që merr biletën për këtë finale, shkruan lajmi.net.

Më i dalluari te bardhekaltrit ishte Qallaku, i cili kontribuoi me 29 pikë, i ndihmuar nga Fis Rugova me 15 pikë.

Te Rahoveci u dallua M.Jones me 32 pikë, por këto pikë nuk ishin të mjaftueshme, duke bërë që Prishtina e drejtuar nga Andin Rashica, me lojtarët të gjithë vendorë të marrë biletën për finale. /Lajmi.net/