Sigal Prishtina – Mornar, mbyllet pjesa e parë e finales në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina është në epërsi ndaj Mornar Barit pas 20 minutave të para, në ndeshjen e parë finale të Ligës Ballkanike.

Sport

12/04/2016 20:17

Sigal Prishtina është duke e mposhtur Mornarin me rezultat 45-36, pas pjesës së parë të ndeshjes finale në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltrit e mbyllën çerekun e parë në disavantazh 23-25.

Por, kampionët aktual të kësaj gare u rikthyen në periudhën e dytë të  cilën e mbyllën me epërsi 22-11.

Kujtojmë që përveç këtij takimi në Prishtinë, do të zhvillohet edhe ndeshja kthyese në Mal të Zi javën tjetër.