Sigal Prishtina me përforcim të ri

Sigal Prishtina kanë arritur marrëveshje njëvjeçare me Aleksej Nesovic, i cili së fundmi ka luajtur për Kozuvin.

Sport

12/06/2015 18:21

Sigal Prishtina e ka bërë përforcimin e parë për edicionin e ardhshëm.

Bardhekaltrit kanë arritur marrëveshje njëvjeçare me Aleksej Nesovic, i cili së fundmi ka luajtur për Kozuvin.

“Zëri” shkruan se ai ka lindur në vitin 1985 dhe sipas uebfaqes së Ligës Ballkanike, Nesovic është serb, i lindur në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai ka luajtur edhe për Crvena Zvezdën, Hemoframin, Zagrebin, Buduçnostins, Radniçkin e Kragujevcit, Union Olipinë.

Për transferimin e tij në Prishtinë kanë shkruar edhe disa media serbe, të cilat e kanë vënë në pikëpyetje pritjen e tij nga tifozët prishtinas.