Sigal Prishtina kundër Galil Gilboa

Sigal Prishtina do të ndeshet me Galil Gilboan në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se do të takohet me kampionin në fuqi, në duelin e parë të Final-Four. “Ju njoftojmë se BC Balkan është ekipi i fundit që i bashkohet grupit të ‪#‎FinalFour në BIBL pas fitores së tyre ndaj KK…

Sport

09/04/2014 20:30

Sigal Prishtina do të ndeshet me Galil Gilboan në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se do të takohet me kampionin në fuqi, në duelin e parë të Final-Four. “Ju njoftojmë se BC Balkan është ekipi i fundit që i bashkohet grupit të ‪#‎FinalFour në BIBL pas fitores së tyre ndaj KK Teodo”.

“Sipas rregulloreve të BIBL-së, dy ekipe të të njëjtit shtet luajnë automatikisht mes veti në gjysmëfinale, që do të thotë që çiftet e gjysëmfinales janë: KB SIGAL Prishtina (Kosovë) – BC Galil Gilboa (Izrael) BC Levski (Bullgari) – BC Balkan (Bullgari)”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Skuadra bardhekaltër humbi në udhëtim në Izrael, por fitoi ndeshjen në Prishtinë kundër Galil Gilboas.