Sigal Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga AEK Larnaca në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup dhe është eliminuar nga kjo garë.

Sport

01/12/2015 20:49

AEK Larnaca e ka mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 83-70, për ta eleminuar nga FIBA Europe Cup.

Qipriotët ishin më të mirë në tri periudha të ndeshjes, ndërsa bardhekaltrit e fituan vetëm të tretën.

AEK e përmbylli pjesën e parë me 16 pikë epërsi 49:33, ndërsa në çerekun e tretë Sigali u rikthye për ta ngushtuar rezultatin në vetëm -6 pikë.

Megjithatë ekipi nga Qipro e fitoi edhe periudhën e fundit për rezultatin përfundimtar 83-70

Sigal Prishtina e përfundon aventurën në Europe Cup me dy fitore dhe katër humbje nga gjashtë takime.