Sigal Prishtina e shkatërron Kozuvin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Kozuvit në Ligën Ballkanike.

Sport

01/03/2016 20:39

Kampioni i Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina, e ka mposhtur Kozuvin me rezultat 74-56, në kuadër të grupit D.

Bardhekaltrit ishin më të mirë përgjatë gjithë takimit, duke e arritur një fitore plotësisht të merituar.

Pas këtij triumfi, Sigali numëron tetë pikë nga katër ndeshje të zhvilluara, duke mos e pësuar asnjë humbje në këtë fazë.