Sigal Prishtina e shënon fitoren e dytë në ‘Europe Cup’

Sigal Prishtina e ka mposhtur skuadrën rumune Energia në kuadër të ‘FIBA Europe Cup’, në ndeshjen e zhvilluar sonte në kryeqytet.

Sport

17/11/2015 20:50

Sigali ka shënuar fitore me rezultat 66 – 62, ndaj skuadrës Energia, e cila ishte pa humbje deri më tani.

‘Bardhekaltrit’ e mbyllën pjesën e parë me një pikë epërsi 35-34, ndërsa dallimi kryesor mes dy ekipeve u bë në çerekun e tretë, të cilin Prishtina e fitoi me 11 pikë epërsi 24-13.

Rumunët tentuan të kthehen në periudhën e katërt duke e fituar atë 15-7, mirëpo në fund Sigal Prishtina e arriti fitoren e dytë ndërsa Energia e shijoi humbjen e parë në këtë kompeticion.