Sigal Prishtina e Peja përjashtohen nga Balkan League?

Balkan League i ka dhënë vërejtjen e fundit ekipeve kosovare.

Sport

26/02/2016 15:02

Drejtori sportiv i ligës ballkanike, Shay Shtriks, është shprehur të jetë tepër i nevrikosur me sjelljet e ekipeve kosovare në muajt e fundit në garat e BIBL.

Ai ka përmendur ndeshjen Peja-Kozuv dhe Prishtina-Peja, si ndeshje që kanë kaluar çdo kufi të etikës sportive.

Deklaroj dhe informoj të gjitha ekipet kosovare që marrin pjesë këtë stinor në BIBL se që nga ndeshja e ardhshme, 1 mars 2016, nëse ndodh edhe një problem, incident edhe më i vogël që do thyen rregullat e BIBL, do t’i ndëshkojë disa herë ekipet për këtë dhe do të jap gjobën maksimale, sipas rregullave, ka shkruar Shtriks në drejtim të FBK-së sot.

Të gjithë duhet të kujdesen për tifozët e tyre, lojtarët, zyrtarët dhe sjelljet e të përmendurve ndaj ekipit rival, provokimeve, sulmeve, ofendimeve – në çfarëdo rasti. Do të përdorë rregulloret e BIBL me plotë fuqi dhe bile edhe do të diskualifikojë ekipet nga BIBL, ka shënuar më tej shkrimi, përcjell “Borozani”.

Ne mund të humbim sponzorë, partnerë, por nuk do të humbim asnjëherë imazhin tonë të krijuar vite me radhë dhe dinjitetin si ligë, për t’a mundësuar dikujt që të shpreh agresivitetin dhe energjinë negative në ndeshje,ka shtuar Shtriks.

Nuk do të lejoj që asnjë ekip, grup tifozësh që të shkatërrojnë ligën. Ky vendim i imi besoj do të përkrahet edhe nga FIBA 100%, ka vazhduar më tej ai duke theksuar se ky është viti i fundit ku ekipet kosovare duhet të mësojnë se çfarë dëmi po i sjellin basketbollit profesionist dhe se duhet të profesionalizohen për të ndalur katastrofën për basketbollin kosovar.