Sigal Prishtina dhuron spektakël, e mposht me rezultat të thellë Apoel Nicosian
Sigal Prishtina e ka nisur me fitore sezonin në FIBA Europe Cup.
Sport
Në ndeshjen e parë të grupeve, kampionët e Kosovës kanë mposhtur me rezultat 93-74 skuadrën e Apoel Nicosia.
‘Bardhekaltrit’ kanë treguar formë të mirë në ndeshjen hapëse në garën evropiane, duke dominuar në tërësi takimin.
Me lojë të mirë te Sigal Prishtina u shqua Dardan Berishaa, që shënoi 32 pikë.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils e Letonisë dhe medi Bayreuth e Gjermanisë./Lajmi.net/