Sigal Prishtina deklason Levskin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Levskit në kuadër të Ligës Ballkanike.

Sport

09/02/2016 21:13

Sigal Prishtina e ka mposhtur Levskin me rezultat 89-66, në ndeshjen e vlefshme për grupin D, të rrethit të dytë në Ligën Ballkanike.

Bardhekaltrit ishin më të mirë nga fillimi e deri në fund të takimit, duke e shënuar fitoren e dytë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Sigali tani kryeson me katër pikë në këtë grup, i pasuar nga Levski me 3, si dhe Peja e Kozuvi me nga një pikë dhe ndeshje më pak të luajtur.