Sigal Prishtina deklason KK Kozuvin

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60.

Sport

21/10/2015 20:49

KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi ka mposhtur me rezultat të lartë KK Kozuvin 88:60.

Ndeshja ka qenë e barabartë vetëm në çerekun e parë, ndërsa në tre çereket tjerë KB Prishtina ishte e pandalshme.

Basketbollisti më i mirë i KB Prishtinës ishte Marinov me 18 pikë dhe Mohamed me 14, ndërsa shkëlqeu edhe Dardani Berisha me 12 pikë, që luajti ndeshjen e parë pas kthimit nga Cibona. /Express