Sigal Prishtina – Beroe, rezultat i thellë në pjesën e parë

Sigal Prishtina është pothuajse e kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike.

Sport

30/03/2016 20:11

Sigal Prishtina e ka mbyllur me epërsi të thellë pjesën e parë të ndeshjes kthyese në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike ndaj Beroes.

Bardhekaltrit janë në epërsi 48-29 pas dy periudhave të para.

Skuadra kosovare e ka fituar edhe përballjen e parë në Bullgari 89-75, dhe tani pothuajse është kualifikuar në finale, atje ku do ta presë Mornar Bar.