‘Siempre’ në Madrid

Cristiano Ronaldo insiston se nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, dhe pranon se konsideron përfundimin e karrierës në Santiago Bernabeu. 28-vjeçari gjatë verës spekulohej me rikthim në Manchester United, mirëpo ka theksuar se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll, pasi vazhdoi kontratën me Los Blancos deri në qershor të vitit 2018. Ronaldo nuk pendohet…

Sport

22/11/2013 11:38

Cristiano Ronaldo insiston se nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, dhe pranon se konsideron përfundimin e karrierës në Santiago Bernabeu.

28-vjeçari gjatë verës spekulohej me rikthim në Manchester United, mirëpo ka theksuar se është i lumtur në kryeqytetin spanjoll, pasi vazhdoi kontratën me Los Blancos deri në qershor të vitit 2018.

Ronaldo nuk pendohet aspak për vendimin e tij, madje thotë se mund të mbetet përgjithmonë në Madrid. “Tani për tani, ndjej se dua të përfundoj karrierën këtu sepse jam shumë i lumtur”, deklaroi reprezentuesi portugez për Cope.

“Jam shumë i kënaqur me jetën në Madrid, luaj në klubin më të mirë në botë dhe nuk mund të kërkoj asgjë më tepër. Kur gjërat janë në rregull, ju ndiheni mirë dhe jeni të motivuar, atëherë nuk keni asnjë brengë për të ardhmen. Ndihem i dashur këtu. Tani jam 100 përqind i lumtur”, theksoi Ronaldo.

Ai ka bërë mbi 200 paraqitje për Realin pas transferimit nga Manchester United në verën e vitit 2009.