Siakam pajtohet me Toronton, nënshkruan kontratën maksimale

Toronto Raptors ka arritur të bind Pascal Siakam për kontratën e re.

Sport

19/10/2019 23:42

Pascal Siakam është shpërblyer për paraqitjet e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, duke iu ofruar kontrata e re nga ‘veriorët’.

Siakam ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, kontratë maksimale prej 130 milionë dollarëve, transmeton lajmi.net. Lajmin e ka bërë të ditur Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’.

Siakam pritet të shkëlqejë edhe në sezonin që po afron, ku Toronto ka një mision thuajse të pamundur, për të mbrojtur titullin e kampionit. /Lajmi.net/