Si vdiqën 74 anëtarët e NASA-s?

Në dy vitet e fundit, Agjencia Hapësinore Amerikane - NASA ka humbur 74 anëtarë të saj, ndërsa askush nuk e ka të qartë se për çfarë arsye po vdesin këta persona.

Bota

13/07/2015 11:02

Në fakt, shkencëtarët e tyre më të mirë kanë vdekur në mënyrë misterioze, ndërsa NASA nuk ka zbuluar motivet apo shkaktarët e vdekjes së tyre.

Alberto Behar

Alberto Behar

Alberto Behar, shkencëtari i cili ka punuar në NASA, për fat të keq vdiq në një vdekje misterioze, përkatësisht aeroplani me të cilin fluturonte ra në rrugët e Los Angelesit. Ai ishte përgjegjës kryesor për zbulimin e ujit në Mars, dhe për më tepër, ai merrej me aviacionin, transmeton Telegrafi.

Aksidenti ndodhi për disa arsye të panjohura, ndërsa aeroplani filloi të humbiste lartësinë, megjithëse, kushtet atmosferike ishin më shumë se ideale për të fluturuar.

Kjo ngjarje tragjike është një nga 74 të dyshuarat, gjegjësisht vdekjet që kanë ndodhur në dy vitet e fundit.

Joep Lange

Joep Lange

Joep Lange ishte studiuesi kryesor i AIDS-it dhe ish-president i Shoqërisë Ndërkombëtare të AIDS-it, ndërsa vdiq në aksidentin ajror të aeroplanit të avio-kompanisë Malajzia Airlines, përkatësisht fluturimit “MH17”.

Melisa Ketenuti

Melisa Ketunuti

Melisa Ketunuti (35), ishte mjeke e specializuar për kancer, ndërsa vdiq si shkaku i urisë dhe etjes pasi kishte mbetur e kyçur në bodrumin e shtëpisë së saj në Filadelfia të SHBA-ve.

Shane Truman

Shane Truman

Ndoshta një nga vdekjet më të çuditshme është e inxhinierit të energjisë elektrike, Shane Truman, (31), i cili u gjet i vdekur në Singapor. Atje ishte në një udhëtim pune, ndërsa ishte duke punuar për krijimin e një super makine për ushtrinë kineze. Pak para vdekjes, ai i kishte thënë familjes së tij se po frikësohej se do t’i ndodhte diçka në jetë