Si u xhiruan skenat intime gjatë pandemisë

Gjatë pandemisë ka qenë problematike edhe xhirimi i skenave +18.

ShowBiz

14/07/2020 17:39

Serialet si “Riverdale” apo “The Bold and the Beautiful” po përpiqen të mendojnë se si do t’i filmojnë skenat intime në kohën e koronavirusit. Prodhuesit e serialeve dhe filmave i kanë marrë gjithmonë skenat intime si të mirëqena, por protokollet ndaj pandemisë paraqesin një sfidë të re. Nga të gjitha mënyrat e çuditshme me të cilat Covid-19 ka prekur jetën e gjithsecilit prej nesh, një nga industritë me shumë ndikim ka qenë edhe kinematografia.

Seriali “The Bold and the Beautiful” po i xhiron skenat intime me manekin. “Në fillim ne menduam t’i evitonim skenat e dashurisë, por shfaqja po binte disi në qetësi, pasi i gjithë seriali sillet drej romancës dhe bashkëveprimeve familjare,” tha Bradley Bell, prodhuesi ekzekutiv i serialit. Ai shtoi se ideja që kanë patur po shkon shumë mirë. Ata po vendosin manekinë në skenat intime dhe spitalore dhe po xhirojnë nga një distancë më e largët, që mos të dallohet që “aktori” është një manekin. Nga ana tjetër, aktorët e serialeve ndihen disi çuditshëm pasi do të jenë duke puthur një “kukull”. Covid-19 ka qenë veçanërisht shqetësues për shkrimtarët e serialeve më seksi dhe romantikë.

Një serial tjetër, “The L Word: Generation Q”, po planifikon të bëjë një kombinim metodash, duke nisur me hilet filmike dhe magjinë e kamerës, editimin e deri tek testime të vazhdueshme të ekipit, karantinim dhe një staf mjekësor posaçërisht për kastin.

Seriale si “Riverdale” janë shprehur se do të kenë shumë “episode shishe”, një term që përshkruan episodet që futen thellë në historinë e një ose dy personazheve dhe kanë shpesh një numër të kufizuar xhirimesh dhe aktorësh. Kjo do të ndihmojë në menaxhimin e numrit të njerëzve të pranishëm gjatë xhirimeve.

Julie Plec, prodhuese ekzekutive e serialit “Legacies”, thotë se 20 episode pa një skenë puthjeje e intimiteti janë shumë, prandaj po mendojnë të kenë një skenë të tillë, të shoqëruar me testimet përkatëse dhe me karantinim. Ndërkohë seriale si “Blacklist”, kanë hedhur seritë e tyre të fundit tërësisht të animuara, gjatë periudhës së pandemisë.

Duhet thënë se kinematografia ka patur edhe njëherë të njëjtin problem, në fillim të viteve 1980, gjatë përhapjes se AIDS. Nëse ia dolën atëherë, nuk ka dyshime që do t’ja dalin edhe tani./anabel