Si u vra shkencëtari kryesor i Iranit përmes një roboti vrasës me largësi mbi 1.000 km?

Mohsen Fakhrizadeh, 62 vjeç, i quajtur “babai” i programit atomik ilegal të Iranit, u zu në pritë më 27 nëntor ndërsa po shkonte në shtëpinë e tij në Absard, pranë Teheranit.

Bota

19/09/2021 11:31

Detaje të reja dolën në një raport të NY Times, bazuar në intervistat me zyrtarë amerikanë, izraelitë dhe iranianë.

Fakhrizadeh thuhet se është vrarë përmes satelitit, nga një snajperist i Mossad, larg në më shumë se 1.000 kilometra.

Arma që vrau atë ishte vendosur në një kamionçinë me kamera e cila ishte ndaluar në një vend dhe priste automjetin e Fakhrizadeh-ut të kalonte pikën e pritës.

Derisa një tjeter ishte pozicionuar pak km larg saj, për të percjellur Fakhrizadeh përmes kamerave të vendosura, dhe arma ishte e lidhur me një teknologji të veçantë ku dallonte për një sekondë të vetëm nga pamja që shfaqej në satelit.

Kamerat e vendosura në këtë automjet mashtrues identifikuan Fakhrizadeh-un dhe përcaktuan vendndodhjen e shkencëtarit në makinë – në sediljen e shoferit me gruan e tij në sediljen e pasagjerit – duke e dërguar këtë informacion përsëri te snajperi.