Si u bë “Etihad” sikur “Old Trafford” i Alex Ferguson

Skuadrat angleze hynin “të mposhtura” në fushën e “Old Trafford” në ndeshjet ndaj Manchester United.

Sport

09/11/2018 17:59

Historia e njëjtë po sillet në anën tjetër të qytetit, me “Etihad” e Manchester City.

Me United-in nën urdhrat e Fergusonit skuadrat kishin ndjesinë se kishin humbur ndeshjen në “Old Trafford” qysh në tunelin e dhomave të zhveshjes.

”Edhe kur luaja me United, kishim ndjesinë se kemi mposhtur kundërshtarin qysh në tunel” ka thënë Mark Hughes njëherë, transmeton lajmi.net.

Trajneri tashmë i Southampton mendon se e njëjta situatë po qëndron aktualisht në “Etihad”.

“Mund të shkosh tek Man City dhe nëse afrohesh shumë, mund të nervozohen dhe të të shkatërrojnë” ka thënë ai para ndeshjes së javës së kaluar.

Sistemi i Guardiolas duket se ka bërë që situata të jetë e tillë.

Në javët e kaluara City ka shënuar pesë herë kundër Burnley, gjashtë kundër Southampton dhe në Ligën e Kampionëve shënuan gjashtë herë ndaj Shakhtar.

Guardiola me skuadrën e kanë kthyer tempullin “Etihad” në një “ferr” për kundërshtarët. /Lajmi.net/