Si t’i ndaloni grindjet në marrëdhënie?

Grindjet janë të zakonshme në një marrëdhënie normale, megjithatë kur ato fillojnë të bëhen shumë të shpeshta, mund t’ju largojnë nga partneri juaj dhe të rezultojnë me përfundimin e marrëdhënies.

Lifestyle

14/12/2014 18:17

Mos e përmendni të kaluarën!

Ky është një hap i rëndësishëm që duhet ta mbani në mend. Nëse ajo që ju brengos është një ngjarje që ka ndodhur në të kaluarën, mundohuni të mos e përmendni gjatë kohës kur ai nuk ndihet mirë, sepse kjo vetëm do të shkaktojë grindje të panevojshme.

Mos lini gjërat të pazgjidhura!

Ndonjëherë është shumë e vështirë të arrini një marrëveshje, por më besoni nëse shkoni në shtrat të zemëruar, nuk do të zgjidhni asgjë. Sa herë të hapet një diskutim, zgjidheni atë dhe mos e përsërisni të njëjtën temë asnjëherë.

Mësoni ta pranoni njëri-tjetrin!

Çdokush në botë ka anën e vet negative, të mirat dhe të metat. Ju duhet të mësoni ta pranoni njëri-tjetrin ashtu si jeni, sepse nëse kërkoni diçka të pamundur të ndryshojë, atëherë vetëm do të nxisni debate dhe grindje të reja. Mos u ankoni për ato që nuk mund të renë aq të rëndësishme.

Mbani në mend gjërat e rëndësishme!

Mos u përfshini nga zemërimi i momentit, duke harruar atë më të rëndësishmen – lidhjen tuaj. Ju jeni me njëri-tjetrin dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Është normale të grindeni nganjëherë, por është më mirë të lëndoni egon, duke përfunduar diskutimin sesa të mbaroni lidhjen për gjëra të vogla./ikub