Si të shpëtoni gjellën nëse i keni qitur shumë kripë?!

I keni qitur shumë kripë gjellës, por nuk dini si ta përmirësoni atë që ju ka ndodhur?

Lifestyle

24/07/2018 10:59

 

Pa kurrfarë problemi, me këto truqe të vogla gjella juaj sërish do të ketë shije të mrekullueshme.

Nëse i keni qitur shumë kripë çorbës apo gjellës me mish, provoni të shtoni edhe më shumë përbërësin kryesor, dhe do të bëhet balancimi me tepricën e kripës nga gjella e mbetur.

Nëse i keni qitur kripë shumë mishit, shërbejeni me marinim të pakët me karbohidrate siç janë: orizi, patatet, kaçamaku apo kinoa.

Kafshata e cila përbëhet nga këta dy komponentë do të jetë përsosmërisht e balancuar.

Nëse perimeve u keni qitur shumë kripë, bashkoni me djathë të butë si p.sh. rikota apo djathë mozzarella. Yndyra e djathit do ta neutralizojë tepricën e kripës.

Nëse nuk keni kohë apo diçka nga përbërësit që të përmirësoni gjellën tuaj, bashkoni me verën e ëmbël apo me ujë mineral me gaz, sepse çdo kafshatë do ta freskojë qiellzën dhe do t’ju ofrojë rastin që të kënaqeni me ushqimin, madje edhe nëse nuk është edhe aq mirë i marinuar.