Si të përgatitni petulla

Për 4-5 persona duhen: Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe, sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje Procedura: Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë…

Lifestyle

28/07/2018 15:57

Për 4-5 persona duhen:

Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe, sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Procedura:

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi (një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë