lajmi.net

Si të përballosh dhimbjen e humbjes së foshnjes

Është normale që do të jeni në shok, depresion, do ndjeni dhembje, faj, zemërim dhe do të ndjeheni të thyera e të lënduara kur humbisni foshnjen.

Lifestyle

01/03/2016 19:52

Ditët, javët, madje edhe muajt pas humbjes së foshnjes mund të jenë të mundimshëm dhe me vuajtje – madje edhe më shumë nëse është humbja e foshnjes nga shtatzënia e parë, apo nëse e keni planifikuar shtatzëninë me kujdes dhe keni menduar që gjithçka e keni bërë në mënyrë të drejtë.

Ose do të tërhiqeni në vetvete dhe do të jeni të thyera që të mos jeni në gjendje që të koncentroheni dhe të flini.

Nëse shumë njerëzve u keni treguar që jeni shtatzënë, me siguri tani po brengoseni se si do ti thuani lajmin të cilin e keni shumë të vështirë ta përballoni.

Ja disa gjëra të cilat duhet ti keni parasysh, përderisa kaloni përmes kësaj periudhe të mundimshme:

Duhet ta kuptoni që kjo që ndodhi nuk ishte faji juaj

Humbja e foshnjes apo komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndodhin në secilën shtatzëni. Flisni hapur dhe sinqertë me partnerin tuaj për këtë çfarë ka ndodhur dhe se sa ju ka prekur kjo. Mbani në mend, nuk egziston mënyra e drejtë apo e gabuar që të luftoni me dhembjen. Pranoni ndjenjat tuaja ashtu siç janë dhe mos e gjykoni vetveten apo partnerin tuaj nga mënyra e reagimit.

Jepini kohë vetes që plagët tuaja të shërohen

Mos e shtypni veten që ta tejkaloni vuajtjen shpejtë. Shërimi juaj do të jetë më i plotë nëse përballoheni me dhembjen. Ndoshta do të ndjeni dhembje përsëri në periudhën e terminit tuaj të lindjes apo ndonjë ngjarjeje të rëndësishme. Pas një kohe të caktuar, gjërat do të ndryshojnë dhe do të ndjeheni më mirë.

Mos punoni një kohë

Madje edhe nëse ndiheni mirë fizikisht, do të ju ndihmonte nëse nuk punoni një kohë. Duhet ti jepni vetes mundësi që me vetveten ti sqaroni gjërat dhe të bëni një pauzë nga rutina, kjo do të ju ndihmojë shumë që ti pranoni disa gjëra.

Mos prisni nga partneri të vuajë në të njejtën mënyrë

Edhe nëse ju duket që partnerin tuaj nuk e ka prekur humbja e foshnjes po aq sa juve, duhet ta kuptoni që meshkujt dhe femrat ndryshe nga njëri-tjetri e shprehin dhembjen. Përderisa femrat i shprehin ndjenjat e veta dhe kërkojnë përkrahje nga të tjerët, meshkujt shpesh mendojnë që do ti japin përkrahje partneres duke qenë të fortë.

Mos u mbyllni në vetvete

Edhe pse do ta keni të vështirë të flisni për këtë, nuk do të ndjeheni të vetmuara po qe se e ndani me dikë dhembjen tuaj dhe do të ju ndihmonte më shumë që ta tejkaloni këtë ndodhi.//botasot.info

LM