Si të ndalet Messi?
Me aftësitë e tij të jashtëzakonshme të golashënuesit por edhe driblimet e mahnitshme, ylli i Barcelonës, Lionel Messi është vështirë të neutralizohet gjatë një ndeshjeje. Shumëkush u mundua me kombinime të ndryshme të strategjive të mbrojtjes, nga ndërhyrjet e ashpra e deri tek shqelmat, por Real Sociedad ka zbuluar një metodë të re. Ion Gaztanaga…

Sport
Me aftësitë e tij të jashtëzakonshme të golashënuesit por edhe driblimet e mahnitshme, ylli i Barcelonës, Lionel Messi është vështirë të neutralizohet gjatë një ndeshjeje.
Shumëkush u mundua me kombinime të ndryshme të strategjive të mbrojtjes, nga ndërhyrjet e ashpra e deri tek shqelmat, por Real Sociedad ka zbuluar një metodë të re.
Ion Gaztanaga e ndali vërtetë Messin gjatë një aksioni në ndeshjen kundër Barcelonës dhe Real Sociedadit në Camp Nou të mërkurën mbrëma, në ballafaqimin e parë në gjysmëfinale të Copa del Rey, të fituar nga vendasit me rezultat 2:0.
Derisa Messi ishte vërsulur drejt portës kundërshtare, mbrojtësi i Sociedadit e kapi për trupi me të dy duart duke e rrëzuar në tokë, sikur të mos bëhej fjalë për futboll por xhudo.
Rasti e përmbledh më së miri atë që mendon shumëkush se është e vetmja mënyrë për të ndalur Messin.