Si të ndalësh Messin? Trajneri i Dortmund jep një ide interesante

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre ka zbuluar mënyrën e vetme për të ndaluar Lionel Messin, pasi ylli i Barcelonës shkatërroi ekipin e tij në një fitore 3-1.

Sport

28/11/2019 08:55

Messi shënoi dhe bëri dy asistime pasi Barca siguroi vendin e parë në Grupin F në Ligën e Kampionëve në ‘Camp Nou’ të mërkurën.

Duke bërë paraqitjen e tij të 700-të për gjigantët e La Ligës, Messi theu një rekord në Ligën e Kampionëve duke shënuar ndaj 34 skuadrave të ndryshme, përcjell lajmi.net.

“Ai luajti si një nëntë false dhe ishte thjesht e jashtëzakonshme”, tha Favre në një konferencë për shtyp.

“Ai pret vërtet mirë topin dhe lëviz shumë mirë midis vijave. Dhe kur ai merr topin, bëhet shumë i komplikuar”.

“Ju duhet të bëni një faull në mënyrë që ta ndaloni. Përndryshe është shumë, shumë e vështirë”.

“Ai është shumë i shpejt, driblimi i tij është i jashtëzakonshëm dhe më pas driblimi i tij i fundit është gjithashtu shumë i rrezikshëm”, tha ai. /Lajmi.net/