Si të keni një marrëdhënie të lumtur?

Lumturia është diçka që ne të gjithë përpiqemi për ta arritur, por ku vjen puna për ta gjetur lumturinë në marrëdhënie, kjo është pak sa më e vështirë.

Lifestyle

17/09/2014 21:01

“Njerëzit ndihen më të lumtur kur ata ndihen të sigurtë dhe përjetojnë ndjenja të dashurisë. Kur ne ndjehemi të dashur dhe të sigurt, ndjehemi të lumtur dhe e kuptojmë emocionalisht më mirë se kush jemi”, thotë Jeanne Segal, autore e “Ndjehu i Dashur”, transmeton Lajmi.net.

Në marrëdhënie, ne mundohemi të gjejmë njerëz që do të na bëjnë të lumtur, por kemi stres, probleme me para dhe probleme tjera të përditshme që shkaktojnë pakënaqësi tek ne. Segal thotë se faktor i rëndësishëm për të qenë më i lumtur si çift është të kuptosh se çfarë e bën partnerin tuaj të palumtur.

Sondazhet kanë treguar disa çështje që çiftet grinden më së shumti dhe Segal thotë që njerëzit mbështeten në para (për shembull për të bërë dhurata) për t’i bërë partnerët të ndjehen më të lumtur.

“Paratë ju ndihmojnë të shmangni palumturinë, por nuk e bën njëjtë në ndjenjën e sigurisë dhe përvojën e ndjenjës së të qenurit i dashur”, thotë ajo.

Fraza “grua e lumtur, jetë e lumtur” është gjithashtu mjaft e zakonshme, por një studim i kohëve të fundit tregon se martesa e lumtur varet nga lumturia e burrit. Segal shton se një marrëdhënie vërtetë e lumtur është rezultat i të dy njerëzve që janë të lumtur, si burri ashtu edhe gruaja, transmeton Lajmi.net.

Këtu i kemi mbledhur disa këshilla që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur në martesë apo lidhje:
1.Duhet të komunikoni më shumë mes vete

2.Duhet të dini si të reagoni kur partneri ka stres, apo ka probleme me punën.

3.Meditoni së bashku

4.Kuptojeni njëri-tjetrin

5.Flisni për probleme më shpesh dhe mos ngurroni

6.Kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin

7.Mos përdorni shumë telefonat tuaj sidomos kur jeni me të në shtrat apo kur dilni me të

8.Mos përdorni barëra kundër stresit apo për gjumë, kur keni kokëdhimbje kërkoni nga partneri që të ju bëjë ndonjë masazh, është më mirë

9.Mos e lodheni shumë mendjen tuaj duke folur vetëm për gjëra negative

10.Bëni seks sa më shumë që mundeni, sepse seksi i rregullt ju bën që të ndjeheni më të sigurt dhe më të lumtur në lidhje