Si të bëni pite fshati

Preshi shumë i përdorur në këtë stinë, përveç vlerave shumë të mira, ofron edhe shije të veçantë.

Lifestyle

21/07/2018 09:30

Mësoni një recetë për të bërë piten e fshatit me presh. Ju duhet vetëm 40 minuta për ta pjekur në furrë.

Përbërësit:
6 presh
3 gota miell misri
1/2 kg gjizë
3 vezë
1 gotë miell
1/2 ujë mineral
200 ml vaj
50 gr fara kungulli
50 gr fara luledielli
1 pako pluhur paste (brumi)
Vaj
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Skuqni preshin e grirë në një tigan me vaj. Në një enë të madhe përzieni vezët, kripën dhe rrihini duke shtuar edhe vajin, miellin e misrit, miellin e bardhë dhe shtojcën për brumin e pites. Në një tas, shtoni ujin me gaz, gjizë, preshin e skuqur dhe farat e kungullit dhe ato të lulediellit, për përzierjen e mbushjes.
Hidhni vaj në një tepsi rrumbullake dhe përhapni piten. Hidhni sipër përzierjen me presh. Piqeni tavën për 40 minuta në 200 gradë.